Prokuroria e Kavajës ka lëshuar urdhër-arresti për Lekë Tushajn me detyrë Drejtor i Sigurisë së Rrugëve. Tushaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ky arrestim ka lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, ku në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, një makinë e drejtuar nga një shtetase është përplasur me trafikndarëset e rrugës, të cilat ishin prerë për ti dhënë përparësi një karburanti. Ky është ndalimi i tretë në dy ditët e fundit, ku të ndaluar janë specialistë të drejtorisë së rrugëve.