Altin Hoti, është një nga tre viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës në Portogruaro të provincës së Venecias, në Itali.
Bashkë me të humbën jetën edhe dy miqtë e tij, një vajzë italiane e quajtur Giulia dhe Egli Gjeci.
Por, mediat italiane shkruajnë se është tragjike ajo ç’ka ka ndodhur në familjen Hoti, pasi edhe vëllai i tij ka humbur jetën në një aksident.
Tragjedia e familjes Hoti
Familja e Altinit, kishte përjetuar tashmë humbjen e një djali, Admirin, 19 vjeç, i cili vdiq para disa muajsh në një aksident rrugor po në Portogruaro. Në këtë aksident u përfshi edhe babai i tij.
Aksidenti i Admirit
Gjithçka ndodhi rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit. Dy makina u përfshinë në aksident.
Duket se shkak i ngjarjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro.
Shoferi humbi kontrollin e mjetit ndërsa një automjet tip Chevrolet po vinte në drejtim të kundërt.
Drejtuesi i mjetit u përpoq të shmangte përplasjen duke përfunduar në barrierën në anë të rrugës. Shpërthimi ishte i pashmangshëm dhe i dhunshëm. Fiat praktikisht u nda në dysh dhe përfundoi në mes të unazës. Në automjet ndodheshin djali i vdekur dhe babai i tij. Alarmi është ngritur menjëherë nga disa shoferë kalimtarë. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje me tre autoambulanca, zjarrfikëse dhe dy patrulla policie.
Fatkeqësisht i riu kishte ndërruar jetë.