Policia konfirmoi vdekjen e drejtuesit të mjetit që u përfshi në aksident sot në Golem. Aksidenti, tha policia, ka ndodhur në orën 10:30 në autostradën Kavajë – Durrës.
Mjeti tip “Skoda”,me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.