Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kënetës në Durrës, ku një makinë ka përplasur drejtuesin e një biçiklete dhe drejtuesin e një motori.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, 50 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij në momentin e përplasjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës.
Policia njofton se drejtuesi I automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po vijon puna për kapjen e tij.