Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin në Durrës ku mbeti viktimë drejtuesi i një motori.
Sipas policisë rreth orës 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet, shtetasi P.T, duke drejtuar një mjet autobus tip “Skania” është përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili ka gjetur vdekjen.
Pas përplasjes 25-vjeçari është spostuar në mes të rrugës ku një furgon e ka përplasur sërish duke e spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja disa metra.
Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes . /Opinion.al