Radiela Shkëmbi, efektivja e Policisë Rrugore e cila u aksidentua në krye të detyrës tri netë më parë në Autostradën Tiranë-Durrës, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranës. Sipas informacioneve të marra nga Opinion.al, Shkëmbi i është nënshtruar një operacioni të gjatë prej 5 orësh, pasi ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e shpatullës si edhe fraktura të rënda në pjesën e gjymtyrëve të poshtme.
Radiela Shkëmbi u aksidentua nga makina tip BMW e drejtuar nga shtetasi Ridvan Allmeta, mbrëmjen e së hënës, ndërsa po piketonte vendin e një tjetër aksidenti që kishte ndodhur në Autostradë.