Një 25-vjeçar, banues në Laprakë të Tiranës, është arrestuar nga policia e Pogradecit. I riu Roland Asllanaj, këtë të diel paradite, përplasi me automjetin e tij një burrë që po udhëtonte me biçikletë në hyrje të qytetit.
Duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, 25-vjeçari ka aksidentuar Bujar Xhemollari, 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë.
Edhe pse i moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ai nuk mundi të mbijetojë. Për të riun tani rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./ Opinion.al