Një nga të plagosurit e aksidentit në Pogradec u transportua me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Për pasojë tre persona mbetën të plagosur.
“Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.