Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

2025/06/03 at 4:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi edhe pse nuk dinin not.

Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë të aksidentit, ku humbi jetën 34-vjeçari Sylvester Obeng, i cili ditën e ngjarjes kishte dalë në det së bashku me partneren e tij për të lundruar me një Jet Ski të marrë me qira, ndonëse nuk ishte i pajisur me patentë.

Në rrëfimin e saj, e mbijetuara Vera Baume ka deklaruar se ajo dhe partneri kanë rënë nga Jet Ski si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe nuk janë përplasur. Kanë rënë në det dhe, sipas saj, jeleku i shpëtimit nuk i ka mbajtur mbi ujë.

Rrëfimi i saj për marrjen e Jet Ski-t përkon me pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Klan News.

“Në orën 10:00 të së dielës, shkuam me disa shokë për të marrë motorë uji. Personi që ishte aty na mësoi si t’i drejtonim. I dhamë lekët, morëm motorin dhe hymë në ujë. Përpara, na veshi me jelekë; më pas, hymë në ujë avash-avash, pasi nuk jemi specialistë. Kur shkuam larg, Sylvester-i i dha gaz dhe e ktheu motorin në mënyrë të menjëhershme. Aty u rrëzuam dhe ramë në ujë të dy. Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.

Pas këtij momenti, ndihma e parë u është dhënë nga policia kufitare, e cila rastësisht ka qenë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja. E mbijetuara tregon edhe momentin e mbërritjes së policisë kufitare dhe të skafit të subjektit që jepte Jet Ski me qira.

Vetë pronari i subjektit, Luiz Xhumari, ka deklaruar se ka bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë turistëve, por distanca e largët ku çifti anglez kishte lundruar e ka bërë të pamundur shpëtimin e 34-vjeçarit. Kur dy turistët u nxorën në breg, stafi i një autoambulance, që po i priste në kalatë, konstatoi se ai kishte humbur jetën. Pas veprimeve hetimore, policia arrestoi pronarin e subjektit që lëshonte me qira mjetet lundruese, pasi rezultoi se u kishte dhënë Jet Ski-n turistëve, ndonëse ishin pa patentë. Xhumari tha në polici se turistët i kishin dhënë një dokument të huaj si leje drejtimi dhe se kishte menduar që ishte patentë e rregullt për Jet Ski. Gjithashtu, sipas policisë, ai duhet t’i kishte pajisur turistët edhe me skafandër mbrojtëse.

Ju sugjerojmë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
Politikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

20 Nëntor, 2025 3:23 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

20 Nëntor, 2025 2:30 pm
Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
Kronikë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

20 Nëntor, 2025 2:23 pm
PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë
Politikë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 2:18 pm
“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët
Sport

“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

20 Nëntor, 2025 2:14 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët

20 Nëntor, 2025 1:36 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
Kronikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

20 Nëntor, 2025 12:30 pm
Para
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

TE FUNDIT

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
20 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
20 Nëntor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut. Bardhi...

Lexo më shumë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
20 Nëntor, 2025

Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit është liruar nga qelia. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbutur masën...

Lexo më shumë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka rikujtuar mesditën e sotme, se të hënën e 24 nëntorit, në ora 18:00, do të mbajë sërish...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com