Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit.
Sipas autoriteteve, në aksident janë automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.
Shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.
Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.