Një makinë është përplasur më një kamion në Limena të Italisë, e për pasojë kanë mbetur të plgosur rëndë dy shqiptarë të moshës 27 dhe 30 vjeç.
Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por sipas hetimeve të para në vendngjarje, mësohet se shqiptarët kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.
Ata i kanë rënë kamionit nga pas dhe prej goditjes së forte makina e tyre ka përfunduar poshtë kamionit.
Për të nxjerrë makinën andej është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.