Ka humbur jetën një prej personave që mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Milot.
Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Volkswagen” me një kamion janë plagosur tre persona ndërsa ka humbur jetën gjatë transportimit në spital 80-vjeçari me inicialet I.D.
Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.