Policia Rrugore e kishte identifikuar si “njollë të zezë” për sigurinë rrugore vendin ku ndodhi aksidenti i të shtunës, me dy viktima dhe dy të plagosur. Ndërprerja e mbrojtëseve anësore pranë Malit të Robit, në autostradën Plepa-Golem, ishte konsideruar si e rrezikshme. Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë Rrugore kishte kërkuar mbylljen e këtij kalimi, me anë të një shkrese drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por kjo shkresë nuk ishte marrë në konsideratë nga kjo drejtori, që varet nga Ministria e Transporteve.
“Policia rrugore e Kavajës ka bërë shkresat përkatëse, ka tentuar pranë Autoriteti Rrugor Shqiptar për të sinjalizuar këtë anomali dhe anomali të tjera, por i takon organeve të tjera të përmirësojnë sinjalizimet”, ka thënë Mithat Tola, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore.
Drejtuesit e Policisë Rrugore thonë se kjo ndërprerje e mbrojtëseve metalike është e paligjshme”, thekson Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore.
makina
Segmenti rrugor inter-urban kryesor nuk duhet të ndërpritet me rrugën ndihmëse në krahun e djathtë të saj, në mënyrën sikurse është ndërprerë. Por edhe pse Policia Rrugore ka dhënë alarmin kohë më parë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që varet nga Ministria e Transporteve nuk ka patur asnjë përgjigje për këtë rast që u bë shkak që dy fëmijë të humbnin jetën dhe një tjetër të plagosej rëndë bashke me nënën e tyre. Shkresa që paralajmeronte ngjarje të tilla të renda vazhdon dhe mbahet në zyrat e këtij Autoriteti, thjesht si protokoll. Nëse do të ishte marrë në konsideratë, do të kishte shpëtuar dy jete njerëzish.