Ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari, Arjol Dervishaj i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur në Sarandë.
14-vjeçari po udhëtonte bashkë me dy shokët e tij të mitur dhe shofer ishte një 14-vjeçar.
Arjol Dervishaj, i cili ishte pasagjer, mbeti i dëmtuar rëndë në kokë, dhe u transportua në spitalin e ‘Traumës’ për mjekim më të specializuar por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Dy të miturit e tjerë, 13 dhe 14 vjeç, po ashtu ndodhen në spital në gjendje me të stabilizuar. Në lidhje me aksidentin policia ka arrestuar babain e 14-vjeçarit që drejtonte mjetin, pronarin e makinës, Orest Kalo, 41 vjeç, i cili i kishte dhënë makinën të miturit. Ky i fundit u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 21 nëntori, kur 14 vjeçari po drejtonte automjetin tip ‘Benz’ humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina përfundoi jashtë rrugës në një përrua.