Një aksident i rrallë ndodhi të shtunën në Greqi, kur makina përplasi një kalë në rrugë dhe për pasojë kafsha ngordhi, ndërsa shoferi i shpëtoi përplasjes.
Sipas “Proto Thema”, ngjarja ndodhi në zonën e Lamias, rreth orës 17.00 të së shtunës, kur shoferi pa kalin që kërceu në xhamin e përparmë të makinës
Për pasojë kafsha ngordhi, kurse drejtuesi i mjetit u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi fillimisht pronarin e kalit dhe më pas prokuroria e la të lirë.