TIRANE- Eshtë identifikuar personi i dytë që u aksidentua për vdekje në Farkë. Ai është Amerikano Dyziu, njofton Policia e Tiranës. Aksidenti fatal ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë Elbasan tek Ura e Farkës. Denis Dervishi drejtues i mjetit Alfa Romeo ka humbur gjithashtu jetën.
Sipas policise mjeti, Alfa Romeo i drejtuar nga Dervishi me targë “AA 387 EE” është përplasur me një kamion me targa “TR 7659 G” me drejtues shtetasin Alban Stafa.
Si pasojë e përplasjes se fortë kanë vdekur në vend drejtuesi dhe pasagjeri i Alfa Romeos.