Një aksident zinxhir ka ndodhur në Kaliforni. Mësohet se 35 automjete u përfshinë në këtë aksident dhe për pasojë humbën jetën 2 persona dhe 9 janë mbetën të plagosur.
Shkak besohet se ka qenë mjegulla e dendur. Sipas mediave të huaja, përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit në perëndim të Bakersfield.
Sipas informacioneve, 2 persona humbën jetën në vendngjarje ndërsa 9 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta.
Departamenti i Transportit i Kalifornisë tha se koristë drejt jugut do të mbeten të mbyllura gjatë natës, ndërsa autoritetet të përcaktojnë shkakun e përplasjes.