Një aksident i rëndë i ka marrë jetën ditën e sotme një të riu emigrant shqiptar në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, aksidenti rrugor i ndodhur në zonën e Carpit, ka rezultuar fatal për 21 vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave italiane, shqiptari po drejtonte një kamion, kur është përplasur nga një BMW e drejtuar nga një 25-vjeçar rumun.
Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident u dërguan në gjendje kritike për jetën në spital, ku shqiptari ndërroi jetë pas disa minutash. Ende mbeten mister rrethanat e këtij aksidenti të fortë.