Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Mësohet se viktima është 23 vjeçarja me iniciale F.Q, banuese në Vlorë. Viktima drejtonte makinën tip “Benz” me targa AA 282 MG dhe ka humbur drejtimin e mjetit si pasojë e shpejtësisë, duke dalë jashtë rrugës. Për pasojë, ajo ka humbur jetën si dhe është plagosur një 29 vjeçar me iniciale E.M nga Pogradeci, i cili ishte pasagjer në makinën që u aksidentua.
I plagosuri u dërgua menjëherë në Tiranë.