Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë. Një automjet tip Ford Focus, ka përplasur një motoçikletë, dhe si pasojë drejtuesi i saj ka humbur jetën. H.A, 66 vjeç është viktima nga ky aksident. Në pranga ka rëndë drejtuesi i makinës, Blendi Hoxha. Viktima është transportuar për në spitalin e Beratit menjëherë pas aksidentit por nuk arriti ti mbijetonte plagëve.