Një 35-vjeçar shqiptar me iniciale H.T ka ndërruar jëtë në një aksident në Itali. Aksidenti tragjik është regjistruar të premte në Livorno të Italisë.
Si pasojë e ngjarjes i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Sipas hetimeve të para, në makinë udhëtonin si viktima dhe i lënduari. Ata janë përplasur me një pemë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë aq sa të dy kanë fluturuar jashtë makinës. 35-vjeçari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua me helikopter në spital.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.