Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti tragjik në rrugët e Italisë.
Ngjarja ndodhi në Pontebanna, i mori jetën 30-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”. Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar. Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.
Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.