Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit
Mësohet se një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.