Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Uniformat blu bëjnë me dije se, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç.
“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al