Humb jetën një grua 35¬vjeçare, pasi u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar rrugën. Ngjarja ndodhi në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet. Sipas të dhënave të para, një makinë e ka përplasur ndërkohë që ajo kalonte rrugën, duke e lënë të vdekur në vend. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka bërë ndalimin e drejtuesit të automjetit shtetasin A. Cala I cili drejtonte nje VolksWagen.