Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person ka humbur jetën një person.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Draçi” rreth orës 19:35, ku një automjet i drejtuar nga 21-vjeçari V.D. ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar. Ky i fundit, me iniciale P.B., humbi jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.