Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:20, në rrugën “Liria” në Shkodër. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën.
Këmbësori u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë të specializuar mjekësore.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit’-njofton policia.