Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.
Policia njoftoi se rreth orës 19:00, në lagjen “Liria” ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari.
Motoçikleta me drejtues shtetasin E. L., 36 vjeç, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndërroi jetë në spital./ Opinion.al