Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Çukë-Fanar.
Mësohet se një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin 51 vjeç, është përplasur me një motor me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimëssi dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.