Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë në afërsi te fshatit Rëmenj.
Sipas informacioneve, një nga automjetet i ka prerë rrugën tjetrit duke u bërë shkak i këtij aksidenti në të cilin janë regjistruar dëme të shumta materiale.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.