Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Sikurse duket në pamje dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një prej mjeteve ka hipur në pjesën e përparme të makinës tjetër.
Raportohet se gjendja e dy shoferëve është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al