Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në segmentin e autostradës Levan – Tepelenë.
Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy automjetet, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër persona.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve, Agron Janku dhe Zija Bicarri si dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Fierit dhe po marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al