Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë i një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Golem – Plepa.
Mësohet se një makinë tip “Ford” ka përplasur një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.
Pas aksidentit drejtuesi i motorit është transportuar në spitalin e Durrësit për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Dyshohet se aksidenti është shkaktuar për nga mosrespektimi i rregullave rrugore nga drejtuesit e mjeteve./Opinion.al E.Xh.