Në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogardec 23-vjeçarja Fabiola Qëndraj humbi jetën, ndërsa 29-vjeçari F.Q. nga Pogradeci, mësohet se ka mbetur i plagosur.
Vajza nga Vlora, drejtonte automjetin tip Benz me targë AA 282 MG. Mendohet se për shkak të shpejtësisë dhe reshjeve të dendura, ajo ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rrugës.