Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”. Sipas policisë shtetasi A. R., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi B. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.