Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur shtatë persona. Policia njofton se mes të plagosurve janë tre fëmijë, një grua dhe tre burra, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes.
“Sot rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor”, njofton policia./Opinion.al