Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Lushnjes. Burimet bëjnë me dije se një automjet me drejtuese një 30-vjeçare ka përplasur një 70 vjeçar.
I moshuar ishte duke kaluar rrugën, momentin e aksidentit.
Mësohet se 70-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendgjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.