Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 11.00 të kësaj të hëne në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ” Kthesat e Dragostunjës “, 3 km larg qytetit të Librazhdit.
Mësohet se një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.
Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.