Policia ka arrestuar një 19-vjeçar nga Kruja pasi u përfshi në një aksident.
19-vjeçari duke ngarë një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përplasur me murin rrethues të një shtëpie.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar vetë 19-vjeçari dhe dy pasagjerët.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu, i cili ngiste “Audin” nuk posedonte një leje drejtimi./Opinion.al