Një 34-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali.
I riu i identifikuar si Françesk Zhuta po udhëtonte me motor, kur u përplas me një makinë Audi Q3, në rrethana të paqarta. Për pasojë, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës.
Kalimtarë të rastit, por edhe shërbimet e emergjencës i shkuan në ndihmë 34-vjeçarit, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet policore ndaluan shoferin e makinës, një 57-vjeçar dhe nisën hetimet për ngjarjen.