Një i ri shqiptar, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automoblistik në Ravena të Italisë. Viktimë e përplasjes mes tri makinave ishte 26-vjeçari Aleksandër Ferhati, i cili ishte duke shkuar për në punë, në orën 7:00 të mëngjesit.
Mjeti “Volkswagen Polo”me të cilin udhëtonte i riu shqiptar, u përplas me një “Peugeot 206”, e cila drejtohej nga një i moshuar, që udhëtonte në korsinë e kundërt.
Ne aksident u perfshi edhe nje mjet i trete.