Një 31-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë i një aksidenti të ndodhur në Karpathos në Greqi.
Sipas mediave greke në makinën e cila doli nga rruga, ndodhej edhe një 44-vjeçar shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur.
Makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët në rrethana ende të paqarta doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Ndërkohë, mësohet se i plagosuri është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që la të vdekur të riun shqiptar./ Opinion.al E.Xh.