Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 shtatori” në Gjirokastër.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.
Sipas informacioneve, 64-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.