Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfuduar në kanalin anesor. Si pasojë, drejtuesi i mjetit Ermal Manaj ka humbur jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe policia është duke kryer procedurat për zbardhjen e tij.