Një aksident është regjistruar në qytetin e Durrësit, në sheshin përballë bashkisë.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me dekoret e vendosura në sheshin kryesor të qytetit.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.