Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, qytetari që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Mësohet se drejtuesi i automjetit që e ka përplasur nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe njëkohësisht gjetjen e drejtuesit të mjetit.