Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Plepa – Shkozet në Durrës. Mësohet se një 64-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe është rrëzuar.
Për shkak të plagëve të marra shtetasi L. Z. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.