Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Mësohet se në rrugën dytësore Plepa-Golem një qytetare që po kalonte rrugën është përplasur nga një makinë. Për shkak se përplasja ka qenë e fortë, gruaja ende e paidentifikuar rreth moshës 35 vjeçe, ka humbur jetën.
Policia bën me dije se automjeti që përplasi këmbësoren drejtohej nga shtetasi K. G., 24 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.