Një aksident i rëndë është regjistruar në Durrës. Një 66-vjeçar duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Si rrjedhojë, 66-vjeçari ka humbur jetën.
“Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën”-njofton policia.
Më herët policia njoftoi për një aksident me vdekje të ndodhur në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor humbi jetën një 20-vjeçar.