Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në bypassin e Lushnjës, ku një person ka humbur jetën.
Mësohet se këmbësori është përplasur nga një automjet teksa tentonte të kalonte rrugën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa ende nuk është identifikuar viktima.
“Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën”, njofton policia./Opinion.al